Deklarata

Takim i Aleancës me Hojt Brajan Ji

  • 30.04.2017

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Sekretari Gjeneral i LR PDSH dr. Arben Taravari dhe deputeti i Aleancës për Shqiptarët dhe Kryetar i RDK prof. Vesel Mehmedi sot zhvilluan takim me zyrtarin e lartë të SHBA, Zëvendës –ndihmës Sekretarin Amerikan për Evropë dhe Azi z. Hojt Brajan Ji.

Në këtë takim është biseduar për situatën politike në vend. Zyrtarët tanë informuan Zëvendës/ndihmës Sekretarin Amerikan z. Hojt Brajan Ji, edhe për ngjarjet trishtuese në Kuvendin e RM, si dhe për gjendjen shëndetësore të liderit të LR PDSH Z. Ziadin Sela, i cili për arsye shëndetësore e kishte të pamundur të jetë pjesë e takimit.

Diplomati i lartë i SHBA-ve z. Hojt Ji, nga afër u informua për kontributin e Aleancës për Shqiptarët dhe deputetëve të tyre në tejkalimin e situatës politike, si dhe mbështetjen politike të Aleancës për Shqiptarët për debllokimim e Institucioneve e cila rezultojë në zgjedhjen e Kryetarit të Parlamentit të RM si dhe gatishmërinë e Aleancës për Shqiptarët që sa ma parë të formohet Qeveria e re reformiste e RM nga shumica e re Parlamentare.

Zyrtarët e Aleancës për Shqiptarët falënderuan rolin diplomatik si dhe kontributin e vazhdueshëm politik të SHBA-së e cila nëpërmjet Ambasadës së saj si dhe Ambasadorit Amerikan në Shkup Xhes Bejli, për tejkalimin e kësaj situate politike, si dhe stabilizimin politik në interes të sigurisë së qytetarëve të RM dhe instalimit të vlerave demokratike.

Njëkohësisht Zyrtarët e Aleancës për Shqiptarët falënderuan dhe shprehën mirënjohje për politikën zyrtare të SHBA-ve që e njohu edhe zyrtarisht zgjedhjen e Kryetarit të ri Kuvendit të RM z. Talat Xhaferin nga shumica e re parlamentare.

Poashtu dr. Arben Taravari dhe deputeti prof. dr Vesel Mehmeti kërkuan që politika e SHBA-të vazhdojë të jetë pranishme edhe në të ardhmen ngase orientimi i Maqedonisë për inkuadrim në NATO dhe BE vazhdon të jetë prioritet dhe përcaktim strategjik i RM dhe qytetarëve të saj.

30.04.2017
Aleanca për shqiptarët
www.ndryshe.eu