Reagime

Reagim ndaj lirimit të sulmuesve

  • 23.05.2017

Aleanca për Shqiptarët reagon ashpër kundër vendimit skandaloz të Gjykatës themelore të Shkupit me ç’rast sulmuesit e deputetëve të 27 prillit u dënuan me dënimin më të lehtë të mundshëm, dënim me kusht, për veprën penale pjesëmarrje në turme edhe pse të gjithë të akuzuarit e kishin pranuar fajin dhe veprën e kryer.

Vendimi për ti lënë të lirë sulmuesit edhe një herë e vërteton faktin e pamohueshëm se pushteti gjyqësor, sikurse çdo pushtet tjetër në Maqedoni në të kaluarën është i kapur nga banda kriminele e udhëhequr nga disa zyrtarë të VMRO DPMNE-së. Kjo bandë e cila e kishte menduar mirë skenarin e sulmit të deputetëve në parlament, posaçërisht eliminimin fizik të liderit të LR PDSH-së z. Ziadin Sela vazhdon të realizojë përfundimin e skenarit, respektivisht lirimin e sulmuesve të deputetëve .

Pamjet e kamerave të sigurisë janë argumenti më i qartë se pas sulmit terorist në kuvendin e Maqedonisë, qëndron pikërisht VMRO-DPMNE-ja. Deputetët që kanë ndihmuar terroristët për të hyrë në kuvend duke hapur dyert e parlamentit janë treguesi më i mirë se VMRO -DPMNE ka orkestruar mirë dhe skenarin e gjykimit të mundshëm të sulmuesve.

Vendimi skandaloz i Gjykatës themelore, vërteton atë që Aleanca për shqiptarët tanë kohës ka reaguar se gjyqësori në Maqedoni është i veshur me rrobat partiake dhe se gjykon varësisht prej urdhrave që vijnë nga selia partiake e VMRO-DPNE -së.