Reagime

Reagim ndaj lirimit të sulmuesve

  • 23.05.2017
Reagim ndaj lirimit të sulmuesve

Aleanca për Shqiptarët reagon ashpër kundër vendimit skandaloz të Gjykatës themelore të Shkupit me ç’rast sulmuesit e deputetëve të 27 prillit u dënuan me dënimin më të lehtë të mundshëm, dënim me kusht, për veprën penale pjesëmarrje në turme edhe pse të gjithë të akuzuarit e kishin pranuar fajin dhe veprën e kryer. Vendimi për ti lënë të lirë sulmuesit edhe një herë e vërteton faktin e pamohueshëm se pushteti gjyqësor, sikurse çdo pushtet tjetër në Maqedoni në të kaluarën është i kapur nga banda kriminele e udhëhequr nga disa zyrtarë të VMRO...

Lexo më shumë

Reagim: Sulmi ndaj shtëpisë së Alfabetit, sulm qyqar ndaj gjuhës shqipe!

  • 07.03.2017
Reagim: Sulmi ndaj shtëpisë së Alfabetit, sulm qyqar ndaj gjuhës shqipe!

Sulmi ndaj Shtëpisë se Alfabetit është sulm qyqar ndaj gjuhës shqipe, ndaj kulturës, ndaj traditës dhe ndaj identitetit kombëtar shqiptar. Sulmi ndaj shtëpisë së alfabetit nuk është sulm i parë ndaj një institucioni kaq të rëndësishëm për një popull të tërë. Ky sulm paraqet mllefin e atyre të cilën në mungesë të fakteve dhe argumenteve, sulmojnë shtëpi me qëllim që të fusin vendin në krizë akoma më të thellë. Aleanca për Shqiptarët apelon deri tek institucionet kompetente që sa më parë të merren masa në mbrojtje të objektit, simbol i gjuhës...

Lexo më shumë

Sulmi ndaj gazetarëve, vrasje e lirisë së fjalës!

  • 03.03.2017
Sulmi ndaj gazetarëve, vrasje e lirisë së fjalës!

Tentativat për të sulmuar mediat dhe gazetarët në një shtet që pretendon të integrohet në vlerat demokratike, është veprim arrogant i cili nuk i shërben mirëqenies dhe ndërtimit të vlerave evropiane. Aleanca për Shqiptarët dënon çdo akt dhune dhe çdo sulm, qoftë edhe verbal ndaj çdo qytetari dhe gazetari, e në këtë rast ndaj gazetarit Borjan Jovanovski. Aleanca për Shqiptarët u bën thirrje organeve kompetente shtetërore që rastin ta ndriçojnë sa më shpejtë dhe të mbrojnë qytetarët dhe gazetarët duke respektuar konventat ndërkombëtare për të drejtat...

Lexo më shumë

Larg duart nga nxënësit shqiptar!

  • 02.03.2017
Larg duart nga nxënësit shqiptar!

Aleanca për Shqiptarët reagon dhe dënon ashpër sulmin ndaj nxënësve shqiptar në Kumanovë me çrrastë gjatë mbrojtjes së nxënësve shqiptar ka pësuar lëndim arsimtari i tyre. Nëse në gjithë botën sporti paraqet ambasadorin e një kombi dhe se ata që merren me sport janë më të privilegjuarit e një vendi ndërsa në Maqedoni të merresh me sport çdo herë paraqet një rrezik dhe se sportistët shqiptar qofshin të rritur apo fëmijë çdo herë janë nën rrezikun e sulmeve nga huliganët . Aleanca për Shqiptarët i bën thirrje ministrisë së punëve...

Lexo më shumë

Komunikate per media

  • 01.03.2017
Komunikate per media

Jo vetëm qytetarët e Republikës, por edhe i tërë faktori ndërkombëtar dhe opinioni publik ishin dëshmitar se në një shtet me qeverisje kriminale siç kemi në Maqedoni, President mund të zgjidhet edhe një figurë politike jokredibile, i cili nuk ngërthen në vete as vlerat elementare njerëzore, që le për tu dëshiruar për vlerat të tjera të një Presidenti dinjitoz dhe bashkues! Fjalimi i Gjeorgje Ivanov drejtuar mbarë vendit, më shumë i ngjau një fjalimit të një aktivistit mediokër të pushtetit, se sa një Presidenti të vendit që në raste të këtilla do të duhej...

Lexo më shumë

SULMET FIZIKE NDAJ GAZETARËVË, TREGUES I VANDALIZMIT TË PUSHTETIT NË IKJE

  • 01.03.2017
SULMET FIZIKE NDAJ GAZETARËVË, TREGUES I VANDALIZMIT TË PUSHTETIT NË IKJE

Dhuna dhe brutaliteti i ushtruar ndaj gazetarëve të cilët po kryenin detyrën e tyre, nga protestues të dhunshëm është një akt i pa tolerueshëm dhe i papranueshëm. Pushteti në ikje po mundohet në të gjitha format të inskenojë incidente, dhe krizë politike, duke mos kursyer forma dhe mënyra për ta rrezikuar edhe jetën e qytetarëve por edhe të gazetarëve që janë në shërbim të detyrës së tyre. Ky vandalizëm ndaj gazetarëve, dhe kjo retorikë e vazhdueshme nacionaliste, që ndjell urrejtje ndëretnike, është një akt i papranueshëm që pasqyron, metodat e këtij...

Lexo më shumë

Orientimi Pro-Perëndimor është jetik për ekzistencën e vendit

  • 17.12.2016
Orientimi Pro-Perëndimor është jetik për ekzistencën e vendit

Gjuha e përdorur nga subjekte të caktuara politike ndaj miqve tanë ndërkombëtarë, për Aleancën për Shqiptarët është e pa tolerueshme. Trysnia që VMRO-DPMNE po e bën ndaj institucioneve të shtetit, në këtë rast KSHZ-së, që të pengojë punën e pavarur të saj rreth rrumbullakësimit të procesit dhe rezultateve zgjedhore, nuk mund ta zbeh dot vullnetin e qytetarëve të shprehur më 11 Dhjetor. Dënojmë ashpër çdo tentim për pengimin e punës së KSHZ-së dhe të gjitha fyerjeve dhe brohoritjeve raciste dhe shoviniste që bëhen në drejtim të tyre dhe popullit shqiptar...

Lexo më shumë

BDI fillon manipulimet zgjedhore!

  • 09.12.2016
BDI fillon manipulimet zgjedhore!

Aleanca per shqiptaret, reagon ashper kunder fenomenit te dhenies se vertetimeve mjekesore ne spitalin e Gostivarit brenda dites se sotshme. Tendenca qe njerez te shendoshe, te keqperdorin vertetimet mjekesore per te votuar nje dite perpara, eshte nje sinjal i qarte se ky pushtet, tanime nisi keqperdorimin e institucioneve dhe pregaditet ler falsifikimin e zgjedhjeve parlamentare 2016. Apelojme deri tek institucionet nderkombetare qe te terhekin vemendjen ketij pushteti falsifikator qe te mundesohen te mbahen zgjedhje fer dhe demokratike. Kjo eshte rruga ne te cilen Maqedonia duhet te ece, perndryshe...

Lexo më shumë

Letër përkrahjeje për ALEANCEN PER SHQIPTARET nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane

  • 09.12.2016
Letër përkrahjeje për ALEANCEN PER SHQIPTARET nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane

Letër përkrahjeje për ALEANCEN PER SHQIPTARET nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, e udhëhequr nga Kongresisti Joe DioGuardi: TUBIMI QENDROR I “ALEANCA PER SHQIPTARET” SHKUP, MAQEDONI 8 Dhjetor 2016 Z. Ibrahim KOLARI Kandidat për Deputet LR-PDSH, Diber Aleanca për Shiptaret I dashur mik, Në pamundësi që të jem sot krah-për-krah me ju (për shkaqe emergjente familjare!), po ju shpreh me shkrim përgezimet e mia për punën tuaj të palodhur për cështjen shqiptare në Maqedoni. Sot, Maqedonia gjendet në një udhëkryq të madh—të përcaktojë rrugën e së ardhmes...

Lexo më shumë

APEL PUBLIK: Aleanca për Shqiptarët apel rinisë Shqiptare!

  • 09.12.2016
APEL PUBLIK: Aleanca për Shqiptarët apel rinisë Shqiptare!

Të nderuar rinistë, Të nderuar Ju që votoni sivjet për herë të parë, Të gjithë e dimë ndjenjën pozitive kur i mbush 18 vjet. Është ky një moment shumë i veçantë. Është ky një moment kur secili nga Ju është ndjerë i pavarur. Gjithsecili nga Ju e din se nga ai moment, Ju keni të drejtën e vetëvendosjes, Ju e keni të drejtën e votës së shenjtë. Është një moment kur Ju duhet të jeni pjesë aktive e proceseve politike dhe pse jo edhe vetë partive politike. E drejta Juaj për herë të parë, është një moment që e përcakton pjekurinë tuaj politike. Tregon...

Lexo më shumë