Qëndrime

Komunikatë për media

  • 11.03.2017
Komunikatë për media

Është e rëndësishme që të zbatohet vullneti i shumicës së elektoratit, i cili në mënyrë të qartë u shpreh se është i interesuar për ndryshime rrënjësore dhe për një qasje të re në drejtim të barazisë së plotë, progresit shoqërorë dhe synimeve strategjike siç janë integrimi në BE dhe NATO. Sa i përket 15 parimeve prioritare që shpalosi LSDM, "Aleanca për shqiptarët" vlerëson se partitë politike shqiptare në Programin e zgjeruar qeveritar do të jenë vigjilente që të përfshijnë të gjitha pikat me interes të lartë kombëtar dhe qytetar. Departamenti...

Lexo më shumë

Reagim: Sulmi ndaj shtëpisë së Alfabetit, sulm qyqar ndaj gjuhës shqipe!

  • 07.03.2017
Reagim: Sulmi ndaj shtëpisë së Alfabetit, sulm qyqar ndaj gjuhës shqipe!

Sulmi ndaj Shtëpisë se Alfabetit është sulm qyqar ndaj gjuhës shqipe, ndaj kulturës, ndaj traditës dhe ndaj identitetit kombëtar shqiptar. Sulmi ndaj shtëpisë së alfabetit nuk është sulm i parë ndaj një institucioni kaq të rëndësishëm për një popull të tërë. Ky sulm paraqet mllefin e atyre të cilën në mungesë të fakteve dhe argumenteve, sulmojnë shtëpi me qëllim që të fusin vendin në krizë akoma më të thellë. Aleanca për Shqiptarët apelon deri tek institucionet kompetente që sa më parë të merren masa në mbrojtje të objektit, simbol i gjuhës...

Lexo më shumë

Komunikate per media

  • 01.03.2017
Komunikate per media

Jo vetëm qytetarët e Republikës, por edhe i tërë faktori ndërkombëtar dhe opinioni publik ishin dëshmitar se në një shtet me qeverisje kriminale siç kemi në Maqedoni, President mund të zgjidhet edhe një figurë politike jokredibile, i cili nuk ngërthen në vete as vlerat elementare njerëzore, që le për tu dëshiruar për vlerat të tjera të një Presidenti dinjitoz dhe bashkues! Fjalimi i Gjeorgje Ivanov drejtuar mbarë vendit, më shumë i ngjau një fjalimit të një aktivistit mediokër të pushtetit, se sa një Presidenti të vendit që në raste të këtilla do të duhej...

Lexo më shumë

Komunikatë për media

  • 27.02.2017
Komunikatë për media

“Aleanca për shqiptarët” shpreh zhgënjim të thellë ndaj raportimit mediokër dhe nxitës të rrjetit mediatik të deridjeshëm qeveritar, lidhur me procesin e negociatave dhe ndryshimeve rrënjësore që parashtrojnë shqiptarët. Raportimet e tipit “na morën shtetin”, “do ta ndajnë Maqedoninë”, “nuk e japim flamurin”, “erdhi koha e hakmarrjes”, nuk janë derivat i Platformës së përbashkët të partive politike shqiptare, por janë fraza manipulative të një pushteti rrënjësisht të korruptuar dhe mafioz, që ka për qëllim varfërimin e mëtejshëm të qytetarëve...

Lexo më shumë

Qëndrimi i Aleancës për Shqiptarët për bisedimet BDI-VMRO

  • 26.01.2017
Qëndrimi i Aleancës për Shqiptarët për bisedimet BDI-VMRO

Aleanca për Shqiptarët i ndjek me vëmendje të veçantë bisedimet mes BDI-së dhe VMRO-së, me këtë rast rikujtojmë BDI-në se pjesëmarrja “pa kushte” në qeveri është praktikë e dëmshme dhe i takon të kaluarës politike, jo të lavdishme të shqiptarëve të Maqedonisë. I rekomandojmë BDI-së të ketë parasysh interesat kolektive të shqiptarëve duke mos lëvizur aspak prej kushteve të cilat u dakorduan në tryezën e përbashkët të partive politike shqiptare. Nuk mund të ketë perspektivë euro-atlantike vendi pa vazhdimin e mandatit të Prokurorisë Speciale Publike,...

Lexo më shumë

Ziadin Sela : Gjuha shqipe do të bëhet zyrtare do ose s`do Gruevski dhe gjithësecili që merr mandat!

  • 09.01.2017
Ziadin Sela : Gjuha shqipe do të bëhet zyrtare do ose s`do Gruevski dhe gjithësecili që merr mandat!

Ziadin Sela  në emisionin debativ Zig Zag të TV Art tha se Gruevski nuk meriton përkrahjen e partive politike shqiptare . Konform kushtetutës presidenti ka mandatuar një kryetar të një partie i cili ka marrë  një shumicë votash dhe të drejtën për të formuar qeveri. A do të krijoj apo jo qeveri brenda afatit kushtetues prej 20 ditëve koha do të tregoj . Realisht unë mendoj se ky njeri nuk meriton përkrahjen e partive politike shqiptare duke pasur parasysh fushatën elektorale që ka pasur zotëria në fjalë , partia e tij jo vetëm tash por edhe në zgjedhjet e kaluara fushatën ...

Lexo më shumë

Deklaratë e përbashkët e partive shqiptare në RM

  • 07.01.2017
Deklaratë e përbashkët e partive shqiptare në RM

ALEANCA PËR SHQIPTARËT RIKONFIRMON UNIFIKIMIN E PËRBASHKËT TË QËNDRIMEVE POLITIKE Aleanca për Shqiptarët  në vazhdimësi  ka mbështetur idenë e bashkëveprimit politik të subjekteve politike shqiptare, duke i unifikuar objektivat programore në një dokument të vetëm si bazament politik  për të ardhmen politike të shqiptarëve të Maqedonisë. Aleanca për Shqiptaret në gjithë këtë proces ka luajtur rol  vendimtar, konstruktiv dhe parimor . Natyrisht që ne kemi vërejtjet tona por nuk mund të pretendojmë që një dokument i përbashkët i ndërtuar në frymën...

Lexo më shumë

Aleanca për shqiptarët me qëndrime konzistente

  • 19.12.2016
Aleanca për shqiptarët me qëndrime konzistente

“Aleanca për shqiptarët” është konzistente në qëndrimin e saj lidhur me koalicionimet e mundshme, parim themelor do të jetë pranimi i Platformës së përbashkët gjithëshqiptare. E kemi thënë disa herë në fushatë dhe qëndrojmë fuqishëm pas idesë se partitë shqiptare që kanë mandate në Kuvend duhet të koordinohen mes vete për të hartuar Platformën e përbashkët gjithëshqiptare me qëllim të realizimit të aspiratave të shqiptarëve. Koalicioni me Ne është e kushtëzuar me gjuhën Shqipe zyrtare në të gjithë shtetin, model binacional të funksionimit të sistemit...

Lexo më shumë

Letër përkrahjeje për ALEANCEN PER SHQIPTARET nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane

  • 09.12.2016
Letër përkrahjeje për ALEANCEN PER SHQIPTARET nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane

Letër përkrahjeje për ALEANCEN PER SHQIPTARET nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, e udhëhequr nga Kongresisti Joe DioGuardi: TUBIMI QENDROR I “ALEANCA PER SHQIPTARET” SHKUP, MAQEDONI 8 Dhjetor 2016 Z. Ibrahim KOLARI Kandidat për Deputet LR-PDSH, Diber Aleanca për Shiptaret I dashur mik, Në pamundësi që të jem sot krah-për-krah me ju (për shkaqe emergjente familjare!), po ju shpreh me shkrim përgezimet e mia për punën tuaj të palodhur për cështjen shqiptare në Maqedoni. Sot, Maqedonia gjendet në një udhëkryq të madh—të përcaktojë rrugën e së ardhmes...

Lexo më shumë

APEL PUBLIK: Aleanca për Shqiptarët apel rinisë Shqiptare!

  • 09.12.2016
APEL PUBLIK: Aleanca për Shqiptarët apel rinisë Shqiptare!

Të nderuar rinistë, Të nderuar Ju që votoni sivjet për herë të parë, Të gjithë e dimë ndjenjën pozitive kur i mbush 18 vjet. Është ky një moment shumë i veçantë. Është ky një moment kur secili nga Ju është ndjerë i pavarur. Gjithsecili nga Ju e din se nga ai moment, Ju keni të drejtën e vetëvendosjes, Ju e keni të drejtën e votës së shenjtë. Është një moment kur Ju duhet të jeni pjesë aktive e proceseve politike dhe pse jo edhe vetë partive politike. E drejta Juaj për herë të parë, është një moment që e përcakton pjekurinë tuaj politike. Tregon...

Lexo më shumë