Deklarata

ALEANCA PËR SHQIPTARËT URON MËSUESIT DHE VETERANËT E ARSIMIT

  • 07.03.2017

Të nderuar veteranë të arsimit dhe mësues të dashur,

Dita e sotme është ditë e shenjtë për shkollën shqipe, është ditë e shenjtë për gjuhën tonë të lashtë sa vet njerëzimi, pa të cilën nuk do kishte dije e përparim.

Të dashur veteran të arsimit de të dashur mësues,

Aleanca për Shqiptarët ua uron këtë Festë, ndër më të ndriturat festa të historisë sonë, festë kjo që edhe sot e kësaj dite në Maqedoni nuk është e zyrtarizuar si festë shtetërore.
Shkolla dhe arsimi shqip, është prioritet për Aleancën për Shqiptarët.

Vetëm arsimi i mirëfilltë dhe i shëndoshë mund të çojë një popull drejt rrugës së drejt, drejtë rrugës së dijes dhe zhvillimit.

Gëzuar dhe për shumë vite 7 Marsi!
Departamenti për Informim
Aleanca për Shqiptarët
www.ndryshe.eu