Të fundit

Komunikatë për media

  • 11.03.2017
Komunikatë për media

Është e rëndësishme që të zbatohet vullneti i shumicës së elektoratit, i cili në mënyrë të qartë u shpreh se është i interesuar për ndryshime rrënjësore dhe për një qasje të re në drejtim të barazisë së plotë, progresit shoqërorë dhe synimeve strategjike siç janë integrimi në BE dhe NATO. Sa i përket 15 parimeve prioritare që shpalosi LSDM, "Aleanca për shqiptarët" vlerëson se partitë politike shqiptare në Programin e zgjeruar qeveritar do të jenë vigjilente që të përfshijnë të gjitha pikat me interes të lartë kombëtar dhe qytetar. Departamenti...

Lexo më shumë

Reagim: Sulmi ndaj shtëpisë së Alfabetit, sulm qyqar ndaj gjuhës shqipe!

  • 07.03.2017
Reagim: Sulmi ndaj shtëpisë së Alfabetit, sulm qyqar ndaj gjuhës shqipe!

Sulmi ndaj Shtëpisë se Alfabetit është sulm qyqar ndaj gjuhës shqipe, ndaj kulturës, ndaj traditës dhe ndaj identitetit kombëtar shqiptar. Sulmi ndaj shtëpisë së alfabetit nuk është sulm i parë ndaj një institucioni kaq të rëndësishëm për një popull të tërë. Ky sulm paraqet mllefin e atyre të cilën në mungesë të fakteve dhe argumenteve, sulmojnë shtëpi me qëllim që të fusin vendin në krizë akoma më të thellë. Aleanca për Shqiptarët apelon deri tek institucionet kompetente që sa më parë të merren masa në mbrojtje të objektit, simbol i gjuhës...

Lexo më shumë

ALEANCA PËR SHQIPTARËT URON MËSUESIT DHE VETERANËT E ARSIMIT

  • 07.03.2017
ALEANCA PËR SHQIPTARËT URON MËSUESIT DHE VETERANËT E ARSIMIT

Të nderuar veteranë të arsimit dhe mësues të dashur, Dita e sotme është ditë e shenjtë për shkollën shqipe, është ditë e shenjtë për gjuhën tonë të lashtë sa vet njerëzimi, pa të cilën nuk do kishte dije e përparim. Të dashur veteran të arsimit de të dashur mësues, Aleanca për Shqiptarët ua uron këtë Festë, ndër më të ndriturat festa të historisë sonë, festë kjo që edhe sot e kësaj dite në Maqedoni nuk është e zyrtarizuar si festë shtetërore. Shkolla dhe arsimi shqip, është prioritet për Aleancën për Shqiptarët. Vetëm arsimi...

Lexo më shumë

Sulmi ndaj gazetarëve, vrasje e lirisë së fjalës!

  • 03.03.2017
Sulmi ndaj gazetarëve, vrasje e lirisë së fjalës!

Tentativat për të sulmuar mediat dhe gazetarët në një shtet që pretendon të integrohet në vlerat demokratike, është veprim arrogant i cili nuk i shërben mirëqenies dhe ndërtimit të vlerave evropiane. Aleanca për Shqiptarët dënon çdo akt dhune dhe çdo sulm, qoftë edhe verbal ndaj çdo qytetari dhe gazetari, e në këtë rast ndaj gazetarit Borjan Jovanovski. Aleanca për Shqiptarët u bën thirrje organeve kompetente shtetërore që rastin ta ndriçojnë sa më shpejtë dhe të mbrojnë qytetarët dhe gazetarët duke respektuar konventat ndërkombëtare për të drejtat...

Lexo më shumë

Larg duart nga nxënësit shqiptar!

  • 02.03.2017
Larg duart nga nxënësit shqiptar!

Aleanca për Shqiptarët reagon dhe dënon ashpër sulmin ndaj nxënësve shqiptar në Kumanovë me çrrastë gjatë mbrojtjes së nxënësve shqiptar ka pësuar lëndim arsimtari i tyre. Nëse në gjithë botën sporti paraqet ambasadorin e një kombi dhe se ata që merren me sport janë më të privilegjuarit e një vendi ndërsa në Maqedoni të merresh me sport çdo herë paraqet një rrezik dhe se sportistët shqiptar qofshin të rritur apo fëmijë çdo herë janë nën rrezikun e sulmeve nga huliganët . Aleanca për Shqiptarët i bën thirrje ministrisë së punëve...

Lexo më shumë

Komunikate per media

  • 01.03.2017
Komunikate per media

Jo vetëm qytetarët e Republikës, por edhe i tërë faktori ndërkombëtar dhe opinioni publik ishin dëshmitar se në një shtet me qeverisje kriminale siç kemi në Maqedoni, President mund të zgjidhet edhe një figurë politike jokredibile, i cili nuk ngërthen në vete as vlerat elementare njerëzore, që le për tu dëshiruar për vlerat të tjera të një Presidenti dinjitoz dhe bashkues! Fjalimi i Gjeorgje Ivanov drejtuar mbarë vendit, më shumë i ngjau një fjalimit të një aktivistit mediokër të pushtetit, se sa një Presidenti të vendit që në raste të këtilla do të duhej...

Lexo më shumë

SULMET FIZIKE NDAJ GAZETARËVË, TREGUES I VANDALIZMIT TË PUSHTETIT NË IKJE

  • 01.03.2017
SULMET FIZIKE NDAJ GAZETARËVË, TREGUES I VANDALIZMIT TË PUSHTETIT NË IKJE

Dhuna dhe brutaliteti i ushtruar ndaj gazetarëve të cilët po kryenin detyrën e tyre, nga protestues të dhunshëm është një akt i pa tolerueshëm dhe i papranueshëm. Pushteti në ikje po mundohet në të gjitha format të inskenojë incidente, dhe krizë politike, duke mos kursyer forma dhe mënyra për ta rrezikuar edhe jetën e qytetarëve por edhe të gazetarëve që janë në shërbim të detyrës së tyre. Ky vandalizëm ndaj gazetarëve, dhe kjo retorikë e vazhdueshme nacionaliste, që ndjell urrejtje ndëretnike, është një akt i papranueshëm që pasqyron, metodat e këtij...

Lexo më shumë

Komunikatë për media

  • 27.02.2017
Komunikatë për media

“Aleanca për shqiptarët” shpreh zhgënjim të thellë ndaj raportimit mediokër dhe nxitës të rrjetit mediatik të deridjeshëm qeveritar, lidhur me procesin e negociatave dhe ndryshimeve rrënjësore që parashtrojnë shqiptarët. Raportimet e tipit “na morën shtetin”, “do ta ndajnë Maqedoninë”, “nuk e japim flamurin”, “erdhi koha e hakmarrjes”, nuk janë derivat i Platformës së përbashkët të partive politike shqiptare, por janë fraza manipulative të një pushteti rrënjësisht të korruptuar dhe mafioz, që ka për qëllim varfërimin e mëtejshëm të qytetarëve...

Lexo më shumë

Sela dhe Memedi takim me Sir Alan Duncan

  • 24.02.2017
Sela dhe Memedi takim me Sir Alan Duncan

Kryetari i LR-PDSH-së z. Ziadin Sela dhe z. Vesel Memedi si përfaqësues të Aleancës për shqiptarët sot realizuan takim me Sir Alan Duncan ministër shtetëror për Evropë dhe Amerikë të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore i cili qëndron për vizitë në Maqedoni.

Lexo më shumë

Qëndrimi i Aleancës për Shqiptarët për bisedimet BDI-VMRO

  • 26.01.2017
Qëndrimi i Aleancës për Shqiptarët për bisedimet BDI-VMRO

Aleanca për Shqiptarët i ndjek me vëmendje të veçantë bisedimet mes BDI-së dhe VMRO-së, me këtë rast rikujtojmë BDI-në se pjesëmarrja “pa kushte” në qeveri është praktikë e dëmshme dhe i takon të kaluarës politike, jo të lavdishme të shqiptarëve të Maqedonisë. I rekomandojmë BDI-së të ketë parasysh interesat kolektive të shqiptarëve duke mos lëvizur aspak prej kushteve të cilat u dakorduan në tryezën e përbashkët të partive politike shqiptare. Nuk mund të ketë perspektivë euro-atlantike vendi pa vazhdimin e mandatit të Prokurorisë Speciale Publike,...

Lexo më shumë